Fertiliteti te meshkujt varet nga cilësia dhe sasia e spermës, tek e cila mund të ndikojnë një sërë faktorësh.
Meshkujt mund të mos jenë të aftë të kontrollojnë gjithçka që rrit fertilitetin e tyre, por mund të ndjekin disa hapa për të rritur në maksimum këtë proces si dhe për të përmirësuar cilësinë e spermës.
Pini multivitamina
Marrja e multivitaminave çdo ditë, ndihmon në ngritjen e niveleve të selenit, zinkut dhe acidit folik, lëndë ushqyese tepër të rëndësishme për prodhimin dhe funksionimin e spermës.
Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime
Këto ushqime janë të pasura me antioksidues dhe ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së spermës.
Shmangni stresin
Stresi mund të ndikojë te disa hormone që shërbejnë për prodhimin e spermës. Ai mund të ulë gjithashtu edhe funksionin seksual?? Aktiviteti fizik. Ushtrimet ju bëjnë mirë për sistemin riprodhues dhe shëndetin në përgjithësi. Megjithatë, te meshkujt që e teprojnë me ushtrimet fizike, shfaqet një ndryshim i përkohshëm në nivelet e hormoneve dhe një ulje e cilësisë së spermës.
Kujdes peshën
Sasia e paktë apo e tepruar e yndyrave në trup, mund të shkaktojë probleme në shtimin e qelizave riprodhuese, të cilat mund të ulin cilësinë e spermës dhe të rrisin përqindjen e spermës jonormale. Meshkujt me një peshë të shëndetshme, kanë më shumë gjasa të kenë edhe spermë të shëndetshme.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...