Shumë vajza e gra kanë gjinj të vegjël dhe për disa kjo është një gjë që i shkakton ndjenjë inferioriteti. Për këtë shkak i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale duke shpenzuar miliona lekë që të zmadhojnë gjoksin.
Por ka një mënyrë tjetër për ta bërë këtë, pa ndërhyrje. Modelja e njohur nga Australia, Brigette Cooper, ka shumë ndjekës në rrjetet sociale. Teksa poston shpesh foto, ndjekësit kanë dalluar ndryshime dhe nisën dyshimet e tyre.
Brigette tregon se vërtet gjoksi i saj është zmadhuar dukshëm. E teksa fansat kanë menduar se Brigette mund të ketë bërë ndonjë operacion plastik, modelja ka treguar sesi qëndron e vërteta.
Cooper ka zbuluar se cili është ushqimi që mund të rrisë gjoksin e femrave.
Ajo tha se zmadhimi i papritur i gjoksit ka të bëjë vetëm me një superushqim: pudrën- pluhurin e bimës maca.
Bima maca rritet në Peru dhe mendohet se rrit energjinë, libidin dhe balancon hormonet.
Të shumtë janë ata komentues që thonë se do ta blejnë menjëherë këtë produkt, pasi janë të bindur tek efektet e këtij super-ushqimi.
Por modelja thotë se konsumimi i maca ka edhe disa efekte anësore jo të mira.
Për shembull asaj i ka ndryshuar cikli i menstruacioneve, për disa kohë i ka ardhur çdo dy javë, edhe pse e kishte lënë përdorimin e Maca-s prej dy muajsh.
Interesant është se sapo ajo nis të shtojë në peshë, kjo i shkon thuajse e gjitha në gjoks.
Gjoksi im është bërë shumë i ndjeshëm ndaj gjithçkaje, thotë Cooper.
Pas këtij lajmi kanë reaguar edhe ekspertët. Instituti BfR thotë se janë bërë testime te kafshët për të provuar se cili është efekti i kësaj bime.
Testimet kanë provuar se bima ka ndikim të fortë tek organet intime dhe tek balanca hormonale.
“Ne kemi vënë re edhe efekte të padëshiruara anësore,” thuhet në deklaratën e BfR./noa/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...