Femrat janë krijesa të ndjeshme dhe një femër kokëfortë është përherë në sinkron me emocionet e tua. Ajo e di çfarë të emocionon dhe bën gjithçka për të të parë të lumtur. Të jesh kokëfortë do të thotë edhe të jesh e ndjeshme.
Ajo të njeh më mirë se veten dhe do të luftojë përherë për më të mirën e të dyve në shëndet, siguri apo lumturi. Nuk do të largohet nëse të sheh duke dështuar, por do të të tregojë se të do dhe të mbështet dhe do të bëjë gjithçka që të dy t’ia dilni mbanë.
Një femër kokëfortë është energjike. Ajo është kokëfortë për një arsye. Ndoshta sepse nuk ka marrë asnjëherë ato çfarë ka merituar, apo sepse ka kaluar nëpër një moment të vështirë në jetën e saj. Një femër e tillë është e fortë dhe mundohet t’i arrijë gjërat që do. Kjo jo vetëm do të të frymëzojë edhe ty, por do ta bëjë edhe atë një femër fantastike në sytë e tu si partner i saj.
Ajo është reale. Nuk të mbështet për shkak të frikës, mëshirës apo dobësisë. Nëse nuk është dakord me ty, ta thotë hapur. Kjo gjë do ta bëjë marrëdhënien tuaj më të sinqertë dhe më të fortë.
Një femër kokëfortë do të ta bëjë jetën më interesante. Fundja, kush do të donte një lidhje me dikë që është gjithmonë dakord me ty? Duhet dikush që të të kundërshtojë, pasi kështu edhe vetëpërmirësohesh. Kokëfortësia e saj do t’i bëjë më të vështira vendimet e tua, por kjo gjë do t’i japë dinamikë lidhjes suaj dhe do e çojë atë drejt përmirësimit të vazhdueshëm.
Është e sigurt. Të jesh kokëfortë do të thotë të jesh besnike e asaj që beson dhe femra të tilla janë padyshim shumë tërheqëse.
Do të kujdeset përherë për ty. Një femër kokëfortë do të jetë e kujdesshme për të vënë re mënyrën se si të trajtojnë të tjerët. Ajo do të listojë në krye të listës së prioriteteve të saj dhe do të të dojë, edhe kur të jetë e nevrikosur.
Do të të çmendë, në kuptimin e mirë të fjalës. Një femër kokëfortë do të luajë me nervat e tua. Ajo nuk do të bjerë dakord me ty në gjithçka, por do të të dojë deri në fund të jetës së saj. Nuk ka asgjë të gabuar në gjetjen e dikujt që të acaron nga nervat, por që më pas të tregon me vepra se sa të do.
Ajo është në gjendje ta thotë hapur mendimin e saj. Ndonjëherë edhe do të debatoni. Kjo gjë është e pashmangshme. Mirëpo një femër e tillë përherë sjell argument të logjikshëm, shkran bota.al. Falë kokëfortësisë së saj, ajo do ta dijë se cilat fakte do të mbështesin më mirë opinionin e saj.
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...