Edhe pse mund të jetë shumë kokëfortë, një femër e tillë do të gjendet përherë pranë personit që do kur ai të ketë nevojë ndoshta më së shumti.
Ja disa karakteristika të një femre kokëfortë:
1.Një femër kokëfortë e di çfarë do dhe bën gjithçka për ta arritur. Mund t’i lërë mënjanë ndjenjat për objektivat që i vendos vetes, por për personin që do, ajo bën gjithçka
2. Ajo e di çfarë të emocionon dhe bën gjithçka për të të parë të lumtur, por të jesh kokëfortë do të thotë edhe të jesh e ndjeshme.
3.Nuk do të largohet nëse të sheh duke dështuar, por do të të tregojë se të do dhe të mbështet dhe do të bëjë gjithçka që të dy t’ia dilni mbanë.
4.Ajo është kokëfortë për një arsye, ndoshta sepse nuk ka marrë asnjëherë ato çfarë ka merituar, apo sepse ka kaluar nëpër një moment të vështirë në jetën e saj. Një femër e tillë është e fortë dhe mundohet t’i arrijë gjërat që do. Kjo jo vetëm do të të frymëzojë edhe ty, por do ta bëjë edhe atë një femër fantastike në sytë e tu si partner i saj.
5.Ajo është reale. Nuk të mbështet për shkak të frikës, mëshirës apo dobësisë. Nëse nuk është dakord me ty, ta thotë hapur. Kjo gjë do ta bëjë marrëdhënien tuaj më të sinqertë dhe më të fortë.
6.Duhet dikush që të të kundërshtojë, pasi kështu edhe vetëpërmirësohesh.
7.Kokëfortësia e saj do t’i bëjë më të vështira vendimet e tua, por kjo gjë do t’i japë dinamikë lidhjes suaj dhe do e çojë atë drejt përmirësimit të vazhdueshëm.
8.Është e sigurtë. Të jesh kokëfortë do të thotë të jesh besnike e asaj që beson dhe femra të tilla janë padyshim shumë tërheqëse.
9.Një femër kokëfortë do të jetë e kujdesshme për të vënë re mënyrën se si të trajtojnë të tjerët. Ajo do të listojë në krye të listës së prioriteteve të saj dhe do të të dojë, edhe kur të jetë e nevrikosur.
10.Do të të çmendë, në kuptimin e mirë të fjalës. Një femër kokëfortë do të luajë me nervat e tua. Ajo nuk do të bjerë dakord me ty në gjithçka, por do të të dojë deri në fund të jetës së saj.
11.Ndonjëherë edhe do të debatoni, kjo gjë është e pashmangshme. Mirëpo një femër e tillë përherë sjell argument të logjikshëm. Falë kokëfortësisë së saj, ajo do ta dijë se cilat fakte do të mbështesin më mirë opinionin e saj. /arbresh.info/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...