Menaxhimi i emocioneve tona shpeshherë është gjë e komplikuar.
Ndonjëherë është e domosdoshme t’i minojmë ato, të qëndrojmë të heshtur dhe ta ruajmë qetësinë në momente stresuese, transmeton Telegrafi.
Kjo për shkak se nuk duam që ato të na i dëmtojnë lidhjet personale.
Por, në raste tjera, mënyra më e mirë për t’i ruajtur lidhjet është duke folur dhe duke e shprehur vetveten.
Pas së gjithash, duke i shpreh gjërat që i ndjejmë e mendojmë mund të na ndihmojnë t’i shohim gjërat nga një këndvështrim tjetër.
Këtë e ka mbështetur edhe një studim amerikan me qindra femra të martuara të cilat kishin qenë afër apo pas fazës së menopauzës.
Ato kishin raportuar se kur i vendosin nevojat e dikujt para të vetave duke heshtur për ta shmangur dëmtimin e lidhjes, pastaj kanë rritje të kolesterolit, depresionit, mbipeshës, etj.
Hulumtuesit e kishin matur shpeshtësinë kur këto femra kishin përjetuar zemërim apo “shpërthim të euforisë”.
Ata i kishin adresuar këto momente kur ato kishin qenë të afta t’i shprehin emocionet duke e rritur volumin e zërit apo duke deklaruar verbalist se çfarë i bën të ndihen të frustruara.
Pjesëmarrëset të cilat kishin shfaqur sjellje të tillë ishin regjistruar si persona me shëndet më të mirë sesa ato të cilat nuk zemërohen.
Ato gjithashtu kishin përjetuar përfitime psikologjike pas parandalimit të shtypjes së këtyre gjendjeve emocionale.
Fshehja e emocioneve ka pasoja fizike
Të mbani një fytyrë të gëzueshme dhe relaksuese nuk nënkupton se kjo gjendje emocionale është e vërtetë.
Mbajtja e emocioneve i rritë nivelet e stresit dhe kjo ndërlidhet me një zvogëlim të jetëgjatësisë te dy gjinitë.
Gjatë kësaj gjendje, shtypja e gjakut dhe niveli i glukozës rritet, prandaj rriten edhe shanset për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...