Është elegante dhe me stil, por qëndron fuqishëm me këmbë në tokë, kështu e ka përshkruar disenjatori i famshëm supermodelen Gigi Hadid.
Sipas zgjedhjes së revistës Glamour, femra më e veshur më së miri në vitin 2017 është manekinia Gigi Hadid, transmeton Telegrafi.
Disenjatori i famshëm, Tommy Hilfiger, duke komentuar vendimin e revistës, e ka përshkruar atë me këto fjalë: “Ajo ka bukurinë unike dhe stilin vetjak. Ajo është vajzë nga Kalifornia Jugore, e cila e do sportin, stilin e lirë, është elegante dhe shik, por qëndron fuqishëm me këmbë në tokë”.
Kur është fjala për veshjen e shkëlqyeshme, Gigi në hap i ndjek Dakota Jonsonin dhe Kristen Kristen Stewartin.
Në fund të këtij teksti shikoni tërë listën e 10 top femrave të veshura më së miri në vitin 2017, gjithashtu sipas zgjedhjes së revistë Glamour:
10. Lily Collins
9. Rihanna
8. Dukesha e Cambridge
7. Selena Gomez
6. Meghan Markle
5. Zendaya
4. Emma Watson
3. Kristen Stewart
2. Dakota Johnson
1. Gigi Hadid
/Telegrafi/
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...