Pse meshkujt nuk dëshirojnë lidhje me vajza të mira?

10:10 | 16 Gusht 2017
Arbresh.info

Meshkujt na përgjigjen se pse nuk dëshirojnë lidhje me femra shumë të mira. I kemi lutur disa meshkuj që të na shpjegojnë pse ndodh kjo…

Kur isha 23 vjeç e pata takuar një vajzë perfekte të cilën të gjithë e adhuronin, shoqeria mendonte se ishte engjull, motra ime e donte si motër. Mirëpo e tërë kjo më bënte shtypje dhe për të relaksuar jetën time u ndava nga ajo, duke i lënë mundësinë që të jetë me dikë që e meritonte me të vërtetë. – Burim, 27.

Ishte shumë e thjeshtë pasiqë ajo super-femër nuk ishte gjëja që unë e doja. Ndoshta është perfekte nga jashtë mirëpo nëse nuk ndjehem se nuk mundem pa të d.t.th se mundem edhe pa të. – Bardhi, 25.

Femrat shumë të mira shumë shpesh mundohen më tepër se sa duhet që të lënë përshtypje të mirë, mirëpo në katër mure e shfaqin se nuk janë perfekte. Mua më tepër më pëlqejnë vajzat e vërteta, të sinqerta dhe me mangësi. Një herë e kam patur një super-femër të cilën mezi se e lashë pasiqë të gjithë më thonin se ajo është shumë e mirë, por e vërteta ishte se ajo kishte shumë aftësi për aktore. – Sasha, 26.

Mendoj se femrat e bukura dhe të mira janë tepër mendjemëdha për të qenë në lidhje me mua. Shpeshherë femra të tilla mendojnë se janë më të mirat në botë dhe kjo është arsyeja pse nuk dëshiroj lidhje me persona të tillë. Gjergji, 26.

Para dy viteve nuk ndjehesha se jam i gatshëm për lidhje serioze. Nuk është problemi tek vajzat por tek unë. Dani,30./femra.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme