Femrat e gjata janë më të rrezikuara nga kanceri

11:19 | 27 Prill 2017
Arbresh.info

Të gjata apo të shkurtra, ose më mirë mesatare. Por kur bëhet fjalë për shëndetin dhe për sëmundjet që rrezikojnë edhe jetën, më mirë të mos zgjedhësh apo të kesh preferenca.

Një studim i fundit shpjegon një lidhje mes gjatësisë së femrave dhe rrezikshmërisë ndaj kancerit. Në një studim të Shoqatës Evropiane të Endokrinologjisë (që fokusohet tek qelizat hormonale) është zbuluar një lidhje mes gjatësisë së femrave dhe rrezikshmërisë për t’u prekur nga kanceri.

Siç raportohet nga Biblioteka Kombëtare Mjekësore e Shteteve të Bashkuara dhe Wall Street Journal, për çdo 10 centimetra gjatësi trupore tek femra, rrezikshmëria ndaj kancerit rritet me 18%, ndërsa tek meshkujt 11%.

Specifikisht për kancerin e gjirit, femrat e gjata janë rreth 20% më të rrezikuara ndaj tij. Por të dyja gjinitë, si meshkujt, edhe femrat rrezikohen 30% më shumë për çdo 4 centimetra.

Nxitja nga niveli i hormoneve

Studiuesja kryesore e këtij kërkimi, Emelie Benyi ka dhënë këtë shpjegim, ku sipas saj njerëzit më të gjatë kanë më tepër qeliza të cilat mund të kthehen në qeliza tumorale dhe gjithashtu kanë nivele më të larta të hormoneve të rritjes gjatë adoleshencës të cilat mund të nxisin kancerin.

Një tjetër shkak mund të jetë se njerëzit e gjatë konsumojnë më tepër kalori, dhe sipas studimeve të mëparshme këto kalori mund të ushqejnë qelizat kancerogjene.

Megjithatë ajo shton se njerëzit e gjatë nuk duhet t’i kapë paniku, sepse ka të tjerë faktorë më të rëndësishëm që ndikojnë në përhapjen e kancerit.

Meshkujt tërhiqen nga “të shkurtrat”

Një tjetër “goditje” për femrat e gjata vjen edhe nga meshkujt. Sipas një studimi të psikologut Fert Stulp, në Universitetin e Groningenit në Holandë, meshkujt duket se tërhiqen nga femrat me gjatësi më të vogël.

Arsyeja duket se është një faktor gjenetik. Gjatësia përfaqëson për mashkullin një aspekt ideal të butësisë dhe dashurisë.

Ndërkohë që edhe femra ka si prioritet të kërkojë një mashkull më të gjatë se vetja, sepse gjatësia është një siguri dhe një mbrojtje për seksin e dobët.

Sipas studimit, te femrat e shkurta ka një prani më të madhe estrogjenesh ose hormonesh femërore, që nga ana tjetër janë të reduktuara te gratë e gjata.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme