Google ADS

Femrat e bukura janë të dëmshme për shëndetin e meshkujve

14:32 | 9 Shkurt 2019
Arbresh.info

Hulumtimet nga Universiteti i Valencias kanë zbuluar se vetëm pesë minuta të shpenzuara në një kompani të mbushura me femra të bukura kanë ndikuar që meshkujve t’iu rriten nivelet e kortizolit, i cili është hormon i stresit.

Madje, ky efekt ka qenë edhe më i theksuar nëse një mashkull në atë kompani e ka konsideruar një femër si “jashtë ligës së tij”.

Përndryshe, kortizoli është i ndërlidhur ngushtë me sëmundjet kardiovaskulare dhe shumë sëmundje tjera.

Për këtë konstatim, shkencëtarët kanë kryer edhe eksperimente tjera ku kanë vërtetuar se nëse kompani gjinden vetëm meshkuj, nivelet e kortizolit nuk janë aq të larta sa kur në të njëjtën kompani gjendet një femër e bukur.

Ndonëse në doza të vogla kortizoli ka efekte pozitive, kortizoli i lartë kronik shpie në sëmundje të zemrës, në diabet, hipertension dhe impotencë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme