Shumë njerëz që mbajnë kafshë shtëpiake preferojnë të flenë me kafshën e tyre, e posaçërisht gjatë muajve të ftohtë të dimrit.
Por, a mundet shoku juaj leshatok t’ju ndihmojë të flini më mirë sesa partneri?.
Epo, sipas rezultateve të një anketimi të publikuar në revistën ‘Anthrozoos’, femrat mund të bëjnë gjumë më të mirë kur e kanë qenin në shtrat sesa një person tjetër.
Studimi, i cili është kryer nga hulumtuesit e kolegjit Canisius, ka anketuar 962 femra të rritura në SHBA.
Rezultatet sugjerojnë se të pasurit një qen në shtrat në vend të një personi mund t’ju ndihmojë të flini më mirë.
Në përgjithësi, rezultatet kanë konstatuar se gjumi i një femre është më kualitativ gjatë fjetjes me një kafshë pranë saj.
Veç kësaj, pronarët e qenve besohet të zgjohen më herët sesa ata që nuk mbajnë kafshë.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet