Është e vërtetë që më shumë se 20-30% e femrave nuk përjetojnë orgazëm gjatë seksit. Këtë fakt e kanë konstatuar hulumtime dhe studime të shumta.
Kjo është një statistikë dëshpëruese. Nëse rastësisht jeni njëra ndër ato, apo përjetoni orgazëm por e dëshironi që sa më shpesh, para se të mendoni për ndryshime dhe eksperimente radikale, thjesht provoni që gjatë seksit të mbathni çorape.
Kjo është mënyra që femrat të përjetojnë orgazëm. Përveç kënaqësisë fizike duhet të kenë ndjenjën e sigurisë, të rehatisë dhe të ngrohtësisë. Mirëpo femrat kryesisht nuk mendojnë për rehatinë dhe ngrohtësinë andaj në mënyrë të pavetëdijshme gjatë seksit ia vështirësojnë vetes mundësinë e arritjes së orgazmës, duke u frikësuar që nëse mbajnë në këmbë çorape do të duken më pak seksi.
Edhe për këtë shqetësim ka një zgjidhje. Vishni çorapet që nuk rrudhen dhe nuk ju bien në fund të këmbëve, çorape të shkurtra me dantella apo çorape deri në gjunjë dhe hiqjani trurin mashkullit duke u dukur më seksi se kurrë më parë.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...