Shumë femra janë në një lidhje të keqe sot ose zemërthyera për shkak të vendimeve që kanë marrë në takimin me një mashkull.
Ja cilat janë 5 gabimet më të shpeshta që shumica e femrave bëjnë:
Mendojnë se është më mirë të dalësh me dikë sesa të jesh vetëm
Shumë femra e bëjnë këtë gabim sidomos kur ndjejnë se mosha është kundër tyre. Është e gabuar të mendosh se të takosh dikë është gjëja më e mirë. Evitojeni këtë gabim.
Dështojnë në vendosjen e kufijve
Ky është një tjetër gabim që femrat e bëjnë shpesh. Të shfaqesh sjelljen e keqe te partneri i jep atij mesazhin e gabuar se ju mungon respekti ndaj vetes.
Të shohësh tiparet e gabuara te një mashkull
Ka shumë vajza që janë në kërkim të tipareve të gabuara te një mashkull kur kërkojnë një marrëdhënie afatgjate me të. Nëse po kërkoni një marrëdhënie afatgjate, tiparet si besnikëria dhe ndërshmëria janë gjërat që duhet të vini re jo pamja dhe aventurat.
E dinë që duhet të largohen por…
Ndonjëherë ju shihni të gjitha shenjat që tregojnë se marrëdhënia juaj nuk është duke u përmirësuar por ka mbetur në vend e megjithatë ju vazhdoni të jeni ende në këtë lidhje. Nëse jeni në një marrëdhënie që nuk është e shëndetshme për ju, të largohesh është gjëja më e mirë për tu bërë. Më mirë të jesh vetëm sesa në një marrëdhënie që nuk ju çon asgjëkundi.
Ndjejnë se kanë investuar shumë për tu larguar tani
Shohim shpesh femra të cilat qëndrojnë në një marrëdhënie të keqe sepse ndjejnë që kanë investuar shumë në të. Kur e shihni që lidhja juaj nuk po funksionon, mos përdorni asnjëherë investimin që keni bërë si justifikim për të qëndruar në një lidhje të tillë.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...