Ndodh që ndonjëherë dashuria të kap shumë shpejt dhe në mënyrë të papritur, por ka raste kur ai nuk është i interesuar për ju, aq sa ju për të.
Madje, ai mund edhe të mos bëhet më i gjallë. Gjithsesi, ju keni plot mënyra për ta kaluar “fiksimin”
Mbase e keni njohur në një lokal, keni shkëmbyer disa vështrime, ai është afruar, ju i keni buzëqeshur dhe në një çast jeni gjendur përballë njëri-tjetrit e më pas bisedat kanë rrjedhur në mënyrë mjaft natyrale.
Ai mbase për ju është një tip tërheqës, simpatik, i lezetshëm, një nga ata meshkuj që takohet rrallë dhe kur kjo ndodh, është mirë që ta mbani pas vetes! Të paktën kjo është gjëja e parë që ju vjen në mendje, teksa e dëgjoni me vëmendje.
Më pas përshëndeteni, shkëmbeni numrat dhe “voilà”, gjendeni në shtëpi, mbi shtrat duke parë telefonin, në pritje të ndonjë mesazhi ose madje, edhe ndonjë telefonate të tij.
Gjithsesi, i thoni vetes që “është shumë shpejt”, ndërkohë mendjen e mbani te dita e nesërme. Por ditët kalojnë dhe celulari bie për arsye të tjera: është mamaja juaj, e cila ju pyet se si jeni apo dhe shoqet të cilat ju ftojnë të dilni jashtë shtëpisë.
Nga ai ka humbur çdo gjurmë. Çfarë mund të bëni në një rrethanë të tillë? Ja atëherë tetë truket për të mos humbur kontrollin dhe mbi të gjitha, besimin në vetvete.
Dilni me shoqet
Përpara se të mbylleni në “guaskën” tuaj, duke u justifikuar se keni shumë impenjime kur në të vërtetë jeni shumë e trishtuar, pranoni ftesën e mikeshave e të miqve për të zbavitur mendjen dhe trupin. Kjo gjë mund t’ju sjellë vetëm të mira.
Hiqni nga koka mendimin: “çfarë nuk shkon tek unë”
Ka shumë mundësi që ky mendim t’ju prekë patjetër e madje edhe t’ju shqetësojë, duke u bërë çdo ditë e më shumë, më acarues. Gjithsesi, nuk ka asgjë që nuk shkon, nëse ju nuk i interesoni atij, padyshim se është më mirë që ka ndodhur kështu.
Bëni jetën tuaj
Meshkujt janë më të mençur sesa ne në këtë pikë, edhe pse një femër e refuzon, ata vazhdojnë të bëjnë jetën e tyre me shpërfillje, pa humbur gjumin. Ata dalin, e marrin me të qeshur dhe kalojnë te plani B, gjejnë një tjetër. Ndaj është shumë e thjeshtë, kështu bëni edhe ju!
Bindeni veten se nuk ishte mashkulli i jetës për ju
Mendojeni vetëm për një çast: nëse ai mund të ishte mashkulli i duhur për ju, besoni vërtet se nuk do t’ju kishte telefonuar apo të bëhej i gjallë? Nëse në tentativën për t’u bërë çift, njëri e dëshiron më shumë këtë gjë dhe tjetri ia mbath, ka vend për t’i bërë vetes disa pyetje!
Telefonojini
Kush e ka thënë se duhet të jetë ai i pari, i cili duhet t’ju telefonojë? Krenaria femërore mbase nuk ju le që të bëni hapin e parë, por provoni ta kontaktoni, të paktën një herë të vetme, ky është një gjest i lezetshëm dhe normal. Stimulojeni për të pritur vëmendjen e tij, duke e mësuar veten për të marrë një nismë të shëndetshme.
Përkushtojuni punës
Nëse vërtet nuk ia dilni të hiqni mendjen nga mendimi i fiksuar për të (që nuk ju merr në telefon), merruni me punë, është antidoti më i mirë për antimendim. Kërkojini eprorit tuaj punë shtesë, merrni përsipër punë për një kohë të shkurtër, mbusheni agjencinë ku punoni me shumë takime.
Meditoni
Jo të gjitha mund të keni praktikuar meditimin, por asnjëherë nuk është shumë vonë për të mësuar. Blini një libër mbi këtë temë, shihni një video shpjeguese, gjeni pak kohë për veten tuaj dhe relaksohuni duke medituar. Do të jetë një mënyrë shumë rezultative!
Merruni me sport
Keni shumë kohë që nuk bëni një shëtitje të gjatë në ajër të pastër, që nuk frekuentoni një kurs në të cilin ishit regjistruar në palestër, apo që shmangni në çdo mënyrë bërjen e aktiviteteve fizike? Ja, ky është një rast i mirë, për t’u marrë me sport, duke e çliruar mendjen nga mendimet obsesive dhe trupin nga toksinat. Pra “Dy zogj me një gur”!
Posta e Kosovës lëshon në qarkullim emisionin e ri të pullav...
“Duhet ta harrojë rolin e sulmuesit të majtë dhe të shënojë ...
Frika e NATO-s nga kthimi i Trump
Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin
Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti...
Katër vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK...