Familjet e vogla janë më të mira për fëmijët. Ky ka qenë përfundimi i një hulumtimi që ka analizuar të dhënat e fëmijëve dhe prindërve për 26 vjet.
Studiuesit pretendojnë se për çdo fëmijë që bashkohet me familjen, fëmijët më të mëdhenj do të kenë aftësi më të ulëta njohëse, më shumë probleme të sjelljes dhe në përgjithësi rezultate më të këqija më vonë në jetë.
Kjo duket se ka lidhje me pakësimin e kohës cilësore që prindërit kalojnë me secilin fëmijë si dhe me reduktimin e ekonomisë familjare për çdo fëmijë që vjen në jetë.
Prindërit nuk mund të kalojnë tre orë duke ndihmuar të tre fëmijët me detyrat e shtëpisë çdo natë si dhe plotësimi i nevojave të tyre për studim kërkojnë shumë më tepër investim financiar.
Studiuesit thonë se këto “sakrifica” mund të kenë një ndikim afatgjatë tek fëmijët në familjet e mëdha. Koha që prindërit i kushtonin fëmijëve, binte me 3% për çdo fëmijë të ri që lindte.
Vajzat kishin më shumë të ngjarë të kishin rezultate më të këqija në matematikë, pas ardhjes në jetë të një vëllai.
Sipas studiuesve, fëmijët në familje më të mëdha gjithashtu kishin më shumë gjasa të arsimoheshin më keq, ndoshta për shkak të kostos.
Në thelb, thuhet se fëmijët që kanë shumë vëllezër e motra kanë më shumë gjasa të jenë më pak të arsimuar, me të ardhura më të ulëta, më shumë sjellje kriminale dhe shtatzani që në adoleshencë.
Megjithatë në portalin pernenat.al shkruhet se avantazhet e të pasurit shumë fëmijë rikuperojnë disavantazhet.
Fëmijët mësojnë të zotërojnë aftësi shumë të mira si durim, ndjeshmëri, dhembshuri, ndajnë sendet e tyre me të tjerët etj. Vlen të përmendet se studiuesit gjetën një lidhje midis arsimit të nënës dhe rezultateve të provimeve akademike dhe aftësitë njohëse të një fëmije pas lindjes së fëmijëve të tjerë. Nënat më të arsimuara kishin pasur më pak probleme të tilla me fëmijët, që lidhet me faktin nëse nënës i është dashur të kthehet menjëherë në punë apo ka pasur fleksibilitetin të punojë nga shtëpia./Pernenat.al
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...