Të flesh me fëmijët në një krevat është një gjë mjaft e zakonshme për prindërit, por një studim i fundit paralajmëron këta të fundit ta mendojnë mirë përpara se të marrin fëmijët në shtratin e tyre, pasi një gjë e tillë konsiderohet si një veprim që shkakton nervozizën dhe ankth tek fëmija.
Shumë prej jush mund të thonë që me fëmijët ndodh krejt e kundërta kur ata flenë me prindërit, pra ata qetësohen dhe ndihen të sigurtë, por shkencëtarët kanë shifra që hedhin poshtë këto hamëndësime. Studimi, i cili u botua në Journal of Affective Disorders , mori në shyrtim 3,583 fëmijë për të parë se si ndikon ndarjen e një krevati me prindërit në sjelljet e tyre.
Hulumtuesit i ndanë fëmijët në katër grupe . Fëmijët që nuk e ndajnë shtratin me nënën e tyre (44.4% e pjesëmarrësve), ata që e kanë ndarë shpesh herë kur kanë qenë bebe (36.2%), fëmijët që flenë në të njëjtin shtrat deri 6 vjeç ( 12%), dhe fëmijët qe flinin ende me prindërit (vetëm 7.4% e të studiuarve). Kërkuesit vlerësuan sjelljet e fëmijëvë në intervale të ndryshme kohe dhe fëmijët të cilët e kishin fjetjen me prindërit pjesë të rutinës shfaqën më tepër probleme me përqëndrimin sesa fëmijët e tjerë. Ata shfaqën çrregullime (si ankthi apo depresioni) çrregullim sjelljesh dhe ADHD fëmijë më shumë se sa super aktivë. Sigurisht studimi dhe përfundimet nuk është i vlefshëm për foshnjet.
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës