Fëmijët po e teprojnë me sheqernat, ja pasojat

09:15 | 28 Mars 2017
Arbresh.info

Sheqeri na ëmbëlson të gjithëve, por tek fëmijët duket se ka një efekt çudibërës. Këta të fundit duket se hipnotizohen nga haribot, çokollatat e tortat e po të ishin prindërit ata nuk do të dinin të ndaleshin.

Dekadat e fundit duket se sheqeri është kthyer në rrezik për shëndetin e tyre, pikërisht sepse prindërit nuk j’ua ndalojnë sheqerin fëmijëve.

Robert Lustig, i cili është profesor i endokrinologjisë pediatrike në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko, shpjegon se sa rrezikohet shëndeti i një fëmije prej sheqerit të tepruar.

Fëmijët po zhvillojnë sëmundje që nuk janë parë kurrë tek ta. Prej vitit 1980 fëmijët janë prekur gjithnjë e më shumë nga diabeti tip 2 dhe mëlçia e dhjamosur.

Këto sëmundje njihen ndryshe si sëmundjet e të alkoolizuarve. Nese nuk dëshironi që fëmijët tuaj të shtrohen në krahë të të një alkoolizuari, mjaft i dhatë ëmbëlsira për ta qetsuar apo për t’i bere qefin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme