Në vitin 2013, një raport i UNICEF-it i cilësoi fëmijët holandezë si fëmijët më të lumtur në botë. E njëjta renditje vijon të jetë edhe sot në raportet e organizatës për fëmijët.
Raporti është vlerësuar duke i krahasuar mënyrat e jetesës së fëmijëve në 26 vende të ndryshme të zhvilluara në botë.
Tri kategoritë mbi të cilat është bërë vlerësimi janë: mirëqenia, shëndeti, siguria, edukimi, sjellja dhe rreziqet, mjedisi dhe shtëpia.
Në bazë të këtij studimi, 95% e fëmijëve holandezë që u pyetën thanë se janë të lumtur për fëmijërinë e tyre.
Fëmijët holandezë flenë më shumë, kanë pak ose aspak detyra në shkollë fillore, dëgjohen çfarë kanë për të thënë nga prindërit, lejohen të luajnë jashtë pa kujdestari nga prindërit, kanë ushqim të rregullt në familje, shpenzojnë më shumë kohë me prindërit e tyre, gëzohen me gjëra të vogla dhe lodra të dorës së dytë.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...