Njerëzit priren ta lidhin inteligjencën me arritjet akademike ose arsimin, por nuk është kështu.
Inteligjenca njerëzore është një aftësi komplekse mendore që i referohet mënyrës se si ne kuptojmë, planifikojmë, zgjidhim problemet dhe mësojmë, si tek të rriturit ashtu edhe tek fëmijët, transmeton portal arbresh.info
Inteligjenca është një term shumë më i gjerë që përfshin arsyetimin, zgjidhjen e problemeve, të menduarit abstrakt, të mësuarit e shpejtë dhe të mësuarit nga përvoja.
Ajo nënkupton aftësitë e nevojshme për një person për t’u përshtatur dhe për të kapërcyer pengesat në mjedis dhe jo vetëm për të zgjidhur detyra të vështira.
Një studim i ri i kryer nga University College në Londër ka treguar se njerëzit inteligjentë janë shpesh më të hutuar dhe të prirur në humbjen e fokusit nga gjërat e përditshme.
Adenovirusi shkaktar i mundshëm i hepatitit misterioz të fëmijëve
Sipas psikologëve, kjo vlen edhe për fëmijët inteligjentë, të cilët janë më të hutuar se bashkëmoshatarët e tyre me një IQ mesatare.
Fëmijët që kanë potencial të lartë intelektual kanë më shumë vështirësi në përqendrim, gjë që është pjesërisht për shkak të qindra ideve që qarkullojnë në trurin e tyre të vogël në të njëjtën kohë.
Studimi i botuar në Journal of Neuroscience ka theksuar se njerëzit më inteligjentë e humbin përqendrimin si rezultat i neuroneve të tepërta.
Sipas bashkautorit të studimit, Reut Kanai, ka më shumë gjasa që këta njerëz të shpërqendrohen nga ide të tjera që u rrotullohen në mendjet e tyre dhe që nuk lidhen me situatën në të cilën ndodhen.
Fëmijët veçanërisht inteligjentë janë ata, aftësitë njohëse të të cilëve janë më të larta se sa pritej për moshën e tyre. Këta fëmijë zakonisht kalojnë pa u vënë re, sepse notat e tyre shpesh nuk janë aq të mira.
Madje këta fëmijë rrinë të mërzitur në klasë dhe nuk gjejnë motivim në lëndët mësimore dhe në shumicën e rasteve shfaqin problemin e “përqendrimit’ në klasë./arbresh.info/
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë