Një artikull hulumtuesit i publikuar para disa muajve kishte argumentuar se fëmijët e parë janë më të prirë të bëhen më të mençur, më të suksesshëm dhe më të pasur sesa vëllezërit e motrat e tyre.
Një arsye e mundshme për këtë, thonë ata, është se prindërit në njëfarë mënyre investojnë më pak kohë e energji në fëmijët tjerë, transmeton Telegrafi.
Ndonëse diferenca në inteligjencë mes fëmijës së parë dhe të dytë është vetëm 3 pikë, fëmijët e parë janë më të prirë të punësohen dhe të punojnë si menaxherë kryesorë, ndërkaq fëmijët tjerë nuk e kanë këtë përparësi.
Veç kësaj, fëmijët e parë me tjerët dallojnë edhe në disa trajta të personalitetit. P.sh., fëmijët e lindur më vonë marrin më pak pikë në testet ushtarake si qëndrueshmëria emocionale, gatishmëria për të marrë iniciativa, etj.
Por, çfarë kanë të bëjnë prindërit me këto?
Sipas hulumtimeve, supozohet se prindërit janë më pak të përkushtuar në fëmijët tjerë sesa me fëmijët e parë.
Në fakt, prindërit shpenzojnë më pak kohë duke i diskutuar detyrat e shkollës me fëmijët tjerë sesa me fëmijët e parë.
Një raport i publikuar në vitin 2015, gjithashtu kishte zbuluar se fëmijët e parë janë më të prirë të dënohen nga prindërit për nota të këqija, gjë e cila i nxitë ata të përmirësohen më shumë.
Megjithëse dënimi i fëmijëve për nota të këqija nuk është domosdoshmërish mënyra më e mirë për të garantuar sukses në të ardhmen, shkencëtarët supozojnë se me këtë gjest prindërit janë duke i trajtuar fëmijët më ndryshe, dhe këto sjellje sugjerojnë që prindërit thjesht nuk kanë kohë dhe energji të merren me fëmijët tjerë sikurse janë marrë me fëmijën e parë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...