Google ADS

Fëmijët e ndjejnë kur prindërit nuk janë mirë emocionalisht

10:01 | 10 Maj 2020
Trina Galanxhi

Kot mundoheni të fshiheni…fëmijët e ndjejnë kur ju jeni në stres dhe kur gjërat nuk ecin mbarë.

Sipas një studimi të publikuar në revistën amerikane “Psikologjia familjare”, shkencëtarët nga Universiteti shtetëror i Uashingtonit, kanë studiuar veprimet e prindërve dhe fëmijëve nga mosha shtatë deri në 11 vjeç, transmeton portal arbresh.info

Studiuesit studiuan 107 prindër, pothuajse gjysma e të cilëve ishin baballarë dhe fëmijët e tyre. Ata i kërkuan secilit prej tyre të rendiste pesë gjëra që i bëjnë ata të stresohen. Ata më pas i ndanë prindërit nga fëmijët dhe i kërkuan secilit prind të kryejë një aktivitet stresues, siç është të folurit, për të aktivizuar sistemin fiziologjik të reagimit ndaj stresit.

Pastaj ata kanë kërkuar nga fëmijët që të diskutojnë temat që ishin në listë. Gjatë kësaj periudhë prindërve u është kërkuar që të frenonin emocionet e tyre gjatë bisedës.

Të gjitha ndërveprimet u regjistruan. Prindërit dhe fëmijët kishin sensorë në trupat e tyre për të matur reagimet fiziologjike.

Pas këtij hulumtimi studiuesit kanë gjetur se stresi te prindërit përcillet te fëmijët dhe dërgon në ftohje të marrëdhënieve.

Studimi tregoi se nënat nuk ua transmetonin stresin fëmijëve të tyre. Por për nënat që fshehin emocionet e tyre, doli që fëmijët e tyre shfaqën më shumë shenja stresi. Nuk ishte e njëjta gjë për baballarët. Ekspertët shpjegojnë se kjo për faktin se baballarët kanë tendencë të fshehin emocionet e tyre më shumë sesa nënat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme