Google ADS

Fëmijët e llastuar janë pasojë e tre gabimeve që bëjnë prindërit

10:26 | 10 Maj 2022
Trina Galanxhi

Asnjë prind nuk do të dëshironte që fëmija i tyre të jetë i llastuar dhe shumica e prindërve janë të bindur se po bëjnë një prindërim të shkëlqyer.

Megjithatë, ekspertët e prindërimit thonë se sjellja e keqe e një fëmije është rezultat i prindërve, transmeton portal arbresh.info

Prindërit bëjnë gjithçka për fëmijët e tyre

Në ditët e sotme fëmijët nuk kanë asnjë detyrim në shtëpi. Prindërit i bëjnë të gjitha, sepse është më e lehtë për ta. Por, detyrat e shtëpisë janë jetike për të mësuar një fëmijë rreth përgjegjësisë.

Ka prindër që “paguajnë” fëmijët e tyre për të bërë ndonjë punë të shtëpisë dhe kjo nuk është gjëja e duhur për ta bërë, sepse fëmija do të mësohet që në secilën punë të marrë shpërblim financiar.

Prindi nuk është shok/shoqe

Të gjithë duan te kenë një marrëdhënie të mirë me fëmijë, por eskpertët thonë që kjo vijë e hollë shpesh kalohet lehtë.

Eskpertët thonë që prindi duhet të jetë ai që vendos rregulla dhe kufijë dhe që fëmijët duhet t’i respektojnë ato.

Nëse nuk u mësojmë fëmijëve rregulla dhe kufizime që në moshë të vogël, do ta kenë shumë të vështirë të mësohen me to më vonë. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht të jesh i rreptë, thjesht të jesh konsistent.

Prindër tolerantë

Nëse keni fëmijë, do ta dini se sa e vështirë është të përballeni me shpërthimet e zemërimit. Dhe sado joshëse që mund të jetë, të dorëzoheni dhe t’i jepni fëmijës tuaj atë që ai dëshiron dëshpërimisht nuk është gjithmonë alternativa më e mirë.

Fëmijët janë më të zgjuar se të rriturit dhe së shpejti do të kuptojnë se përmes të qarave dhe të bërtiturave, veçanërisht në publik, janë mënyra më e shpejtë për të arritur atë që duan.

Merrni frymë thellë dhe qëndroni sa më të qetë. Gjithashtu do t’i mësojë fëmijët tuaj të kontrollojnë emocionet e tyre. Tregojuni atyre se e kuptoni pse janë të mërzitur, por kurrë mos u dorëzoni./arbresh.info/

Të ngjashme