Të jesh më i rrituri në grup u jep fëmijëve avantazh në shkollë, sipas një studimi amerikan të publikuar në National Bureau of Economic Research.
Shkencëtarët kanë studiuar zhvillimin kognitiv të më shumë se 1.2 milion nxënësve në shkollat publike të Floridës të moshës gjashtë deri në 15, të gjithë prej tyre ishin të lindur në mosha të ndryshme, transmeton portali arbresh.info.
Ata gjetën se nxënësit e lindur në muajin shtator, duke qenë si më të rritur se bashkëmoshatarët, kishin rezultate më të mira sesa ata të lindur në gusht, të cilët ishin më të rinjtë në grup.
Studiuesit vunë në dukje se rezultatet e rritura mund të ndërtonin me kalimin e kohës dhe më pas të rrisnin gjasat e studentëve të lindur në shtator për të hyrë në një kolegj të mirë.
Studimi, i titulluar “Mosha e Fillimit të Shkollës dhe Zhvillimi Kognitiv”, gjithashtu shqyrtoi edhe faktorë të tjerë socioekonomikë që mund të kontribuonin në përparimin e fëmijës në shkollë, siç është arsimi i nënës, përkatësia etnike dhe pasuria.
Ata gjithashtu vunë në dukje se studentët me performancë të ulët nga prejardhje të ndryshme mund t’i arrijnë bashkëmoshatarët deri para fillimit të testimit formal në një moshë më të vonë./Arbresh.info/
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...