Fëmijët që jetojnë nën një stres të vazhdueshëm vuajnë nga ndryshimet strukturore në tru, prandaj ata bëhen më të ndjeshëm ndaj depresionit në moshën madhore.
Ky rrezik është veçanërisht i ekspozuar ndaj të rinjve që jetojnë në një familje ku dhuna dhe neglizhimi janë të pranishme, ka gjetur studimi i kryer nga hulumtuesit irlandezë të Trinity Institute for Neurology, transmeton portali arbresh.info
Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna në familje dhe neglizhimi është esenciale për ruajtjen e shëndetit të tyre mendor dhe fizik, si dhe për parandalimin e shfaqjes së hershme të depresionit.
Studiuesit kanë analizuar historinë e çrregullimeve psikologjike në fëmijëri, kushtet e jetesës dhe një rishikim të pjesëve të caktuara të trurit me anë të rezonancës magnetike. Rezultatet e arritura kanë treguar se stresi në fëmijëri ka kontribuar në ndryshime serioze në tru dhe lidhet me zhvillimin e depresionit kronik në moshën e rritur./arbresh.info/
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...
Osmani: Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën që nga viti 99
Tërmeti me magnitudë 4.9 godet Turqinë
Apple raportohet se ka larguar podkastet e mediave të pavaru...
Komuna e Istogut i bashkohet refuzimit të doracakëve për edu...
Xuxi: Nuk është marre me humb prej dikujt që është më i mirë...