Fati juaj në dashuri deri në fund të këtij viti, sipas shenjës së horoskopit

09:19 | 13 Qershor 2017
L G

Ju që besoni te  shenjat e horoskopit, ky artikull do zbulojë për secilën shenjë, nëse do e gjeni partnerin tuaj  ideal gjatë periudhës që ka mbetur për këtë vit.
Çfarë thotë sektori  i dashurisë sipas shenjës së horoskopit?  E nisim nga shenja e parë:

1. Dashi

Për personat e kësaj shenje, këshillohet të bëheni më të vëmendshëm, sepse e kaluara juaj, me eksperienca jo të mira, do ndikojë në gjetjen e personit të duhur. Në vjeshtë, do përpiqeni më shumë, por pa rezultat. Prisni,i dashur dash!

2. Demi

Fakti se demat e kanë zemrën e mirë dhe janë të sinqertë, i ka penguar për të gjetur “ të duhurin”. Do të njihni njerëz të rinj. Më shumë do kujdeseni për veten tuaj dhe do jepni shumë pak mundësi për të krijuar diçka me dikë. Beqarët nuk do kenë ndonjë person që do ja vlejë! Durim!

3. Binjakët

Binjakët janë xhelozë dhe nuk pranojnë refuzimin. Mendoni se në shumicën e rasteve keni të drejtë, prandaj nuk ju ecën shumë në dashuri. Mos kërkoni shumë për një partner, pasi gjërat e mira vijnë vet! Duhet të njihni më shumë dëshirat tuaja, më pas kërkoni për partner.

4. Gaforrja

Lajm i mirë vjen për personat e shenjës së gaforres. Ju jeni shumë të ndjeshëm dhe jepni shumë dashuri. Deri në fund të vitit, do gjeni dikë që kishit kohë që e prisnit. Disa prej jush, mund të martohen, prandaj gaforret duhet të ndihen me fat në dashuri.

5. Luani

Forca juaj e brendshme, ju bën shumë të admirueshëm nga të tjerët.

Nuk e shpenzoni kohën pas gjërave që nuk bëjnë për ju. Jepni mundësira të reja dhe kjo gjë ju ndihmon të mos humbisni personat që ja vlejnë për ju.

Në dashuri do gjeni atë që kërkoni!

6. Virgjëresha

Personat e kësaj shenje, nuk bien kurrë rehat me veten e tyre. Ndjeshmëria juaj ju shtyn në kërkim të dashurisë. Ndiheni mirë vetëm, por kuptoni se koha që ikën nuk kthehet më pas. Kjo ka rëndësi, sepse ju do e gjeni  dashurinë e vërtet. Nëse keni një lidhje tashmë, do e forconi më shumë.

7. Peshorja

Kjo shenjë është nën  ndikimin e Venusit, perëndeshës së dashurisë. Peshoret duan lidhje të qëndrueshme dhe nuk i pëlqejnë aventurat.

Pasiguria e një dashurie të re i frikëson, por mos u shqetësoni. Do krijoni njohje të reja tepër interesante. Do të harroni dhimbjet e së shkuarës. Prisni surpriza  të këndshme!

8. Akrepi

Shenja pasionante e Zodiakut. Dikur keni besuar verbërisht, por pas një farë kohe keni mësuar nga zhgënjimet. Keni filluar të përzgjidhni njerëzit dhe nuk e jepni veten tërësisht në mënyrën e gabuar. Do njihni njerëz të rinj, por ende nuk do jetë i duhuri!

9. Shigjetari

Jeni shumë kokëfortë, por edhe aventurierë. Dukeni si të ftohtë, por ju keni shumë dashuri për të dhënë. Marsi ka qenë plot risi në dashuri. Duhet të shkëputeni nga puna dhe të keni vëmendje te fusha e dashurisë. Keni fat si shenjë në dashuri!

10. Bricjapi

Shquheni për një qetësi të brendshme. Dini se çfarë doni dhe përqëndroheni për ta arritur. Qëndrueshmëria juaj si person, ju bën me fat në gjetjen e një personi që ja vlen.

11. Ujori

Dëshironi t’i ndihmoni njerëzit, por ka ardhur koha t’i kushtoni rëdnësi vetes suaj dhe dëshirës për një partner të mirë. Nëse jeni në një lidhje që ju ka bërë të vuani, do ndaheni dhe do fokusoheni te dikush që ka vlera.

12. Peshqit

Në dashuri e idealizoni personin tjetër. Peshqit, adhurojnë  të ndajnë vetminë me personin e zemrës. Ju në këtë periudhë do rrini vetëm, për të mos gabuar me personat që ju lëndojnë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme