Nëse keni probleme me flokët e thatë ose vëreni se ata janë pa jetë, me maja të dyfishta dhe të lodhur mund të përgatisni një balsam zbutës dhe ristrukturues për të parandaluar këto probleme.
Receta e balsamit të flokëve të bërë vetë është e thjeshtë, por shumë efikase falë përdorimit të përbërësve ushqyes, hidratues dhe mbrojtës.
Farat e linit janë një përbërës natyral shumë i dobishëm për kujdesin e flokëve falë disa përbërësve të gjendur në brendësi të tyre. Kanë veprim ristrukturues, ushqyes dhe anti-rënie të flokëve nëse keni probleme me to.
Janë gjithashtu shumë të dobishme edhe për të kuruar fenomenin e majave të dyfishta.
Përbërësit:
40 gr fara lini
1 lugë gjelle vaj kokosi
1 lugë gjelle vaj bajamesh
1 lugë gjelle mjaltë
5 pika vaj esencial rozmarine
5 pika vaj esencial limoni
Përgatitja:
Në një tas plot me ujë shtoni farat e linit dhe lërini aty derisa të zbuten. Më pas vëni në zjarr të ziejnë për 6-7 minuta.
Duke përdorur një sitë të rrallë, kulloni farat e linit dhe hiqni mënjanë xhelin që është formuar.
Më pas, hidhni në një vazo qelqi xhelin e krijuar, vajin e kokosit dhe të bajameve.
Përzieni përbërësit me një lugë druri derisa të krijoni një përbërje homogjene. Shtoni dhe vajrat esencialë dhe përziejeni përsëri përmbajtjen.
Receta juaj e balsamit të flokëve është gati!/ Living.al.
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...