Ju të dyja keni qenë aty për mua dhe tim shoq sa herë kemi pasur nevojë, pasi vitet e fundit familja jonë është shtuar me 3 fëmijë.
Ju jeni dy karaktere të veçanta, kyçe në jetën tonë.
Kështu që doja të thoja diçka të vogël: faleminderit.
Faleminderit që ishit ju gjyshe që qëndruat në shtëpinë tonë, edhe pse jetoni shumë larg nesh. Faleminderit që jeni ngritur në mes të natës për të ardhur në spital me ne. Dhe faleminderit që më shtrënguat dorën, ndërkohë që unë sillja fëmijët e mi në jetë. Faleminderit që e ndatë atë moment të pabesueshëm me ne.
Faleminderit që keni fotografuar çdo moment të bukur që të mos e harrojmë kurrë. Faleminderit që keni ndarë gëzimin me ne.
Faleminderit që shtriheni në shtrat me fëmijët. Që këndoni me zë të lartë e kërceni me ta.
Faleminderit që gatuani për fëmijët e mi.
Faleminderit që merrni rolin e dados sa herë që ne duhet të dalim, ose të jemi jashtë shtëpisë.
Faleminderit që pikturoni e lexoni me ta.
Faleminderit që u bëni dhurata e u jepni para për të blerë çfarë dëshirojnë. Por mbi të gjitha faleminderit që keni kaluar kohë me ta. Kjo është dhurata më e vlefshme.
Faleminderit që kërkoni vizatime të fëmijëve të mi dhe i varni në mur që ata të ndiejnë dashurinë tuaj sa herë vijnë për vizitë në shtëpitë e tuaja.
Faleminderit për bujarinë tuaj. Koha juaj është e vlefshme dhe ne e vlerësojmë shumë që na e kushtoni ne.
Ne kemi shumë nevojë për ju. Faleminderit për gjithçka që bëni për ne.
Nuk mund të kishim kërkuar gjyshe më të mira për fëmijët tanë. Ju jeni bota për ne./pernenat.al
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...