Ja se çfarë mund të bëni në lidhje me këtë…
Termi mikrobiologji i referohet ambientit të bakterieve brenda trupit tonë – ai luan një rol integral në shëndetin e zorrëve, i cili ndikon pothuajse në çdo sistem tjetër, duke përfshirë edhe organin më të madh në trupin tuaj – lëkurën.
Por, përdorimi i tepërt i antibiotikëve mund të dëmtojë dhe zhduk popullimin e bakterieve të mira. Sipas Institutit të Shëndetësisë , në vitin 2014 janë parashikuar 266.1 milion raste të përshkrimit të recetave të antibiotikëve, në të cilën së paku 30% e këtyre recetave ishin të panevojshme. Kjo pilulë është një lajm i keq për lëkurën: studimet sugjerojnë se ndryshimet në bakteriet e lëkurës luajnë një rol të rëndësishëm në gjendjet, të tilla si dermatit atopik dhe psoriazë.
Antibiotikët nuk janë të vetmit shkelës të mikrobiologjisë sonë. Disa përbërës të zakonshëm në produktet e kujdesit personal, si pesticidet e zinkut që gjenden në shampot kundër zbokthit dhe disa alkohole që gjenden në produkte si tonerë, mund të vrasin poashtu bakteriet e mira, thekson Mathew Zirwas, drejtor i qendrës së dermatitit, i cili ka vërejtur rritje në irritimin e lëkurës që ndërlidhen me infeksionet fungale, që mund të rezultojnë nga mungesa e mikrobeve të mira.
Kontrolloni zorrët tuaj
Ndërrimi i ushqimeve të përpunuara dhe sheqerit për një dietë të pasur me fibra me shumë ushqime të fermentuara, do të marrë shumë kohë drejt marrjes së zorrëve dhe lëkurës në një vend më të lumtur. Për më tepër, shumica e pacientëve të mi janë këshilluar në marrjen e probiotikëve, një suplement që mbështet rritjen e bakterieve të shëndetshme në trupin tonë. Rregulli im kryesor është:sa më shumë lloje të bakterieve, aq më mirë.
Shmangni produktet që asgjësojnë plotësisht bakteriet
Është mirë të zgjedhni produktet me kujdes dhe të eliminoni plotësisht llojet që asgjësojnë bakteriet, thekson Zirwas. Në vitet e fundit, kompanitë e mëdha të kujdesit të lëkurës kanë filluar të shtojnë bakterie në produktet e tyre, si në kremërat e natës me teknologji probiotike. Studimet tregojnë se ato kanë një efekt qetësues, të cilat mund të ndihmojnë në trajtimin e kushteve inflamatore si aknet dhe rosacea. Hulumtimet tregojnë se përveç reduktimit të ënjtjes dhe akneve, probiotikët topikalë mund të ndihmojnë në trajtimin e lëkurës së ndjeshme duke rritur nivelet ceramide – të cilat forcojnë barrierën e lëkurës./femra.net/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje