Fabrika e çokollatave ofron një punë të çuditshme

21:49 | 19 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Kompania Ndërkombëtare e prodhimit të çokollatës, biskotave dhe karameleve, ku bën pjesë Milka dhe Oreo, është në kërkim të një punonjësi. Personi që do të fitojë vendin e punës do të jetë më fatlumi.

Atij i duhet vetëm që të shijojë çokollatën e prodhuar dhe të komentojë mbi produktin në fjalë.  Kandidati ideal duhet të ketë aftësi dhe njohuri të disa gjuhëve të huaja  për të punuar në një ekip, por jo vetëm.

Përveç se duhet të jetë i fiksuar pas çokollatës, ai duhet të jetë në gjendje që të njohë shijet e ndryshme që të bëjë një reagim të ndershëm mbi produktin përpara se ai të dalë në treg.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme