Koronavirusi e ndryshoi mënyrën si sillemi dhe si e shohim jetën brenda natës
Në fakt, brenda një jave a diçka e tillë. Na u desh të mësoheshim me lëvizjen me orare, me qëndrimin në shtëpi goxha më gjatë nga normalja, me maskat dhe xhelin antibakterial, me ankthin dhe panikun.
Ama, s’jemi mësuar tërësisht me etikën e sjelljes kur jemi në market apo kur jemi duke shkuar në market/punë. Ku tjetër do shkojmë.
Sipas The Guardian, në market duhet të ruajmë të paktën dy metra distancë nga klientët e tjerë. Nëse ndjeni që keni dikë pas shpine, kërkoni pa turp, “Ju lutem, largohuni” ose “Ju lutem, mbani distancë.”
Keni gjithë të drejtën e botës të kërkoni hapësirë. E njëjta gjë vlen edhe kur jeni duke pritur në rradhë diku.
Ndërsa kur jeni duke ecur, përpiquni të shmangni turmat e njerëzve dhe ruani distancën nga të tjerët. Bëni çmos të mos prekni kangjella, shtylla, dyer etj. Duart mbajini për vete.
Pjesa tjetër, e kollitjes dhe tështimës në brendësi të bërrylit, mendojmë se ju është ingranuar në tru.
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve