Është rrënjosur një mendim që ditët e zymta na bëjnë të ndihemi në humor të keq, por ka edhe shpjegime shkencore pse moti i keq dhe shiu ndikojnë negativisht te ne
Sipas hulumtimit të psikologut klinik nga San Francisco, Tecsia Evans, pothuajse 9% e të anketuarve bëjnë pjesë në kategorinë e “njerëzve që nuk e pëlqejnë shiun”, transmeton Telegrafi.
Ata gjithashtu theksuan se janë me humor shumë më të mirë gjatë ditëve kur nuk ka reshje.
Një hulumtim tjetër i Julia Samton, psikiatër, ka treguar se shiu ndikon në mënyrë drastike në numrin e postimeve negative dhe dëshpëruese në rrjetet sociale.
Pra, pikëllimi dhe mungesa e vetëbesimit janë shumë të zakonshme kur koha është me vranësira dhe me shi. Gjithashtu, nëse ndieni se ju dhemb koka me ndryshimin e kohës, është mjaft e mundshme që keni të drejtë.
Ndryshimet e presionit mund të shkaktojnë dhimbje koke, prandaj është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për këtë nëse po pyesni “pse kam migrenë tani”.
Presioni i ajrit ndikon në trupin tuaj
Prandaj, meqenëse kanalet e sinusitit janë të mbushura me ajër, çdo ndryshim në atmosferë mund të çojë në dhimbje koke, kanë treguar studime të shumta.
Çfarë mund të bësh?
Edhe pse doni të fikni dritën dhe të ktheheni në shtrat, kjo është gjëja e fundit që duhet ta bëni. Ndizni dritën, dëgjoni muzikë. Në këtë mënyrë, ju do të rrisni sekretimin e serotoninës, e cila përmirëson gjendjen tuaj shpirtërore, këshillojnë ekspertët.
Rrini me njerëz që ju ndikojnë pozitivisht te ju. Bëni gjëra që ju pëlqejnë. Bisedoni me të dashurit tuaj, shikoni një komedi argëtuese, luani lojëra ose lexoni një libër.
Gjithashtu, shumë ekspertë këshillojnë të ushtroni. Trajnimi do t’ju bëjë më vital dhe do të rrisë sekretimin e endorfinës, e cila përmirëson gjendjen tuaj shpirtërore. /Telegrafi/
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media
Gjuajti disa herë në ajër dhe e hodhi armën nga vetura, arre...
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...
Vdekja e 1-vjeçarit në QKUK, policia po heton rastin
Gjuajti me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Prizren
Driloni dhe Sara flasin për familjen dhe të ardhmen