Erotik, sensual, të varur: Çfarë lloj dashnori jeni?

11:00 | 12 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Në varësi të mënyrës se si silleni në shtrat, të dashuruarit mund të ndahen në disa kategori.

Cilës kategori i përkisni ju?

Ashtu siç ndryshojnë në inteligjencë dhe interesa, njerëzit ndryshojnë edhe në dëshirat seksuale, prandaj jo të gjithë mund të bëjnë seks pasionant, thonë ekspertët e seksit, transmeton portal arbresh.info

Sipas ekspertëve është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se po bëjnë veprime normale dhe se gjithçka është në rregull me instinktet dhe jetën e tyre seksuale, pavarësisht shpeshtësisë së dëshirës apo vetë seksit.

Gjithçka që nevojitet është përafrimi me partnerin që mund të arrihet duke zbuluar llojin e libidos.

Ndërkohë, llojet e ndryshime të libidos më të zakonshme janë këto:

Lloji erotik

Është seksi më pasionant dhe më intensiv. Shqetësimi i vazhdueshëm mbi performancën në seks, mund të sjell pak probleme. Një bisedë e hapur me partnerin për shpeshtësinë e dëshirës do të sjellë mirëkuptim dhe seks më të mirë.

Tip sensual

Për të dashuria është më e rëndësishme se vetë akti seksual. Lidhja emocionale dhe ndjenja e dashurisë së ndërsjellë janë më të rëndësishme për të sesa orgazma.

Lloji i varur

Seksi është shtytësi i tij, ai ka nevojë çdo ditë për t’u marrë me problemet në jetën e përditshme.

Lloji reaktiv

Me këta tipa, gjithçka rrotullohet rreth partnerit. Ai është i kënaqur vetëm nëse ka arritur të kënaqë plotësisht partneren e tij. Seksi ia vlen vetëm nëse gjysma tjetër është e lumtur.

Luftëtar i të drejtave

Kur ai synon diçka, ai është në gjendje të lëvizë vendin për ta marrë atë. Këtë slogan ai e aplikon edhe kur bëhet fjalë për të bërë dashuri.

Tipi i painteresuar

Ky lloj dashnori e pëlqen seksin, por rrallëherë do që të jetë i pari për ta nisur atë. Ai ka shumë pak dëshirë për seks, prandaj edhe është më i vështirë si tip./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme