Ëmbëlsirë me reçel qershie – Recetë e thjeshtë

21:59 | 15 Mars 2024
R J

E shoqëruar me kafe, çaj apo duke e shijuar edhe vetëm, kjo ëmbëlsirë është ndër më tradicionalet, e përgatitur shpesh nga amvisat në shtëpi dhe një nga më të preferuarat në pastiçeritë shqiptare.

Fantastike në servirjen e saj si gosti në mikpritjen e miqve ashtu si edhe në servirjen e saj në fund të drekave e darkave familjare.

Një shije krejt tjetër, kremoze falë qumështit si përbërës kryesor të saj dhe e pasuruar me disa nga përbërësit më të shijshëm të kuzhinës, siç është reçeli i qershisë por edhe biskotat.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë recetën fantastike të përgatitjes së zupave.

Kjo është një ëmbëlsirë që përgatitjen krejt lehtë dhe shpejt për të ëmbëlsuar familjen dhe më të dashurit gjithashtu.

Përgatitja e Zupave në Shtëpi

Përbërësit 

  • 1.5 litra qumësht
  • 2 të verdha veze
  • 9-10 lugë sheqer
  • 7 lugë niseshte
  • 1 lugë kafeje vanilje
  • Reçel qershie
  • Biskota të thërrmuara (nëse dëshironi)

Përgatitja

Si fillim, në fundin e tasave të zupave hedhim nga një lugë çaji e pak me reçel qershie.

Hedhim qumështin në tenxhere dhe e vendosim në zjarr të ngadaltë, shtojmë dy të vërdhat e rrahura të vezëve, sheqerin dhe niseshten.

Gjithë masën e përzjejmë pa ndërprerje derisa masa të trashet dhe të bëhet kremoze.

Kur masa bëhet kremoze shtojmë vaniljen dhe vijojmë të përzjejmë për pak sekonda.

E heqim tenxheren nga zjarri dhe nisim mbushjen e kupave.

I mbushim të gjitha me krem deri në gjysmë e më pas hedhim një shtresë me biskota të thërmuara nëse dëshironi ose sërish një lugë çaji me reçel qershie duke spërkatur sipërfaqen.

Më pas hedhim pjesën tjetër të kremit duke mbushur gjysmën e kupave. Në fund shtojmë sërish kokrra reçeli qershie, e nëse dëshironi për më shumë shije spërkateni me pak kanellë apo biskota të thërrmuara gjithashtu.

Zupat, pasi janë ftohur futen në frigorifer për dy – tre orë e më pas konusmohen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme