Google ADS

Ëmbëlsirë me mollë dhe jogurt

01:06 | 9 Prill 2021
Trina Galanxhi

Ëmbëlsira me mollë dhe kos është një kombinim i parezistueshëm.

Përgatitet shpejtë dhe lehtë, transmeton portal arbresh.info

Përbërësit:

150ml kos
500gr molla
2 gota miell
3 vezë
1 pluhur pjekje
150gr sheqer
7 lugë vaj
2 lugë gjalpë
3 lugë lëng limoni
2 lugë kanellë
1 lugë e vogël kripë

Përgatitja:

Përzieni kosin, vajin, vezët, shqerin dhe lëngun e limonit.

Më pas qeroni mollët dhe pritni ato në kube të vogla. Pasi ta keni bërë këtë, shtoni ato në përzierjen që keni bërë.

Shtoni miell, pluhur pjekje, sheqer të bardhë, dhe një lugë të vogël kanellë në përzierje dhe përziejeni mirë. Pastaj në një tas të veçantë shtoni një lugë tjetër kanellë, gjalpë dhe sheqer kafe. Ju mund të vendosni gjysmën e përzierjes në një tepsi dhe spërkateni me gjysmë lugë gjelle kanellë, sheqer dhe gjalpë dhe më pas të shtoni gjysmën tjetër të përzierjes të cilën mund ta spërkatni në të njëjtën mënyrë si ajo e mëparshme.

Piqeni tortën në 180 gradë për rreth 45 minuta. Rekomandohet të vendosni fletë alumini mbi të përpara se të jetë gati për t’u pjekur, në mënyrë që përzierja e mësiprme të mos bëhet e hidhur.

Pas pjekjes lëreni të ftohet dhe shërbejeni. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme