Ëmbëlsira me kafe dhe çokollate është e shpejtë dhe e lehtë për tu realizuar. E përsosur për një meze të lehtë ose si një ëmbëlsirë në fund të një vakti, është e pasuruar me kafe e cila e bën atë edhe më të shijshëm dhe me një aromë veçanërisht intensive.
Kjo ëmbëlsirë nuk kërkon shumë kohë në gatim, prandaj është shumë e lehtë për t’u realizuar, transmeton portal arbresh.info
E tëra që duhet bërë është që pas përgatitjes të vendoset në frigorifer për 2 orë dhe më pas të serviret.
Është gjithashtu një ëmbëlsirë e përkryer për ata që vuajnë nga intoleranca sepse është pa vezë dhe, për një version pa gluten, ju thjesht duhet të përdorni biskota të thata pa gluten.
Përbërësit:
250 gr biskota të thata
150 gr çokollatë të zezë
100 gr gjalpë të shkrirë
100 ml kafe të fortë
50 gram sheqer
30 gr kakao të hidhur
sheqer pluhur
Përgatitja:
Në një enë të madhe thërmoni biskotat. Shkrini çokollatën e zezë dhe vendoseni në një enë. Më pas aty hidheni gjalpën e shkrirë, kafen dhe përzieni mirë. Më pas hidheni sheqerin dhe kakaon.
Pasi ti keni përzier mirë të gjithë përbërësit, hidhni biskotat.
Në një letër për pjekje vendosni të gjithë përbërësit dhe ia jepni formën e rolatës.
Me duar të lyera me pak vaj, mund t’ia jepni formën që dëshironi.
Më pas vendoseni në frigorifer për rreth 2 orë.
Para se ta servoni, spërkateni me sheqer pluhur. Ju bëftë mirë!/fattoincasa/arbresh.info/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...