Google ADS

Eliminoni qimet e trupit vetëm me këtë krem natyral të bërë vetë në shtëpi

02:24 | 19 Maj 2017
Trina Galanxhi

Qimet e trupit janë problemi estetik më i madh i femrave. Ata përdorin metoda nga më të ndryshmet për t’i hequr ato dhe për të mbajtur lëkurën e butë.

Industria kozmetike ka krijuar një shumëllojshmëri produktesh, përbërja e të cilëve hollon qimet dhe lehtëson eliminimin e tyre.

Megjithatë, disa nga përbërësit e tyre janë të dëmshëm dhe mund të shkaktojnë reaksione në lëkurat e ndjeshme. Për fat të mirë, ka alternativa natyrale që falë kombinimit të disa përbërësve të thjeshtë, ju ndihmojnë të zhdukni qimet pa shkaktuar efekte anësore.
Ky krem nuk përmban kimikate dhe për më tepër nuk ka kosto të lartë. Përfshirja e këtij kremi në rutinën tuaj të bukurisë ju bën të keni një lëkurë shumë herë më të butë pas heqjes së qimeve.

Përbërësit:
4 lugë gjelle gjalpë kikiriku
¼ filxhan çaji vaj ulliri
¼ filxhan çaji mjaltë
1 lugë gjelle sodë buke
¼ sapun natyral
1 kapsulë vitaminë E
1 lugë gjelle argjilë e bardhë

Përgatitja:
Hidhni gjalpin e kikirikut në një enë rezistente dhe lëreni të shkrijë mbi një enë me ujë të nxehtë. Hidhni më pas në të vajin e ullirit, mjaltin dhe përziejini me një lugë druri. Shtoni sodën e bukës, sapunin dhe vitaminën E. Vazhdoni dhe përziejini për 2-3 minuta të tjera. Hiqeni përzierjen nga zjarri dhe shtoni në të edhe argjilën. Hidheni përzierjen në një kavanoz qelqi me kapak dhe lëreni mënjanë derisa të forcohet.

Mënyra e aplikimit:
Lani fillimisht zonën që dëshironi të hiqni qimet. Merrni pak nga kremi dhe aplikojeni në lëkurë. Më pas mund të zhvendosni pajisjen më të cilën hiqni qimet si normalisht. Lajeni trupin me ujë të ngrohtë. Ruajeni përzierjen në një vend të ngrohtë. Ky krem mund të zgjasë 2 muaj nëse mbahet në kushtet e rekomanduara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme