Ne zgjedhim në mënyrë të lirë për atë që bëjmë dhe mënyrën se si e jetojmë jetën. Por, në të njëjten kohë ne po ashtu jemi përgjegjës për pasojat. Një gjest, një fjalë apo një vepër e keqe gjithmonë shkakton një ndikim pak a shumë të dukshëm dhe, edhe nëse nuk besojmë, koha është një gjykatës shumë i mençur i çdo gjëje nëper të cilën kalojmë, përfshirë edhe raportet e sjelljet tona me të tjerët.
Edhe nëse koha nuk e jep menëherë një dënim për atë që ka lënduar, keqtrajtuar dikë, gjithmonë jep një arsye për të kuptuar që cdo gjë kthehët mbrapsht.
Psikologu i famshëm dhe hulumtuesi Howard Gardner ka befasuar me disa argumente në këtë aspekt. Ndër të tjera ai ka thënë: “një person i keq nuk bëhet kurrë një profesionist i mirë”.
Koha punon në sistemin e veprimit dhe reagimit, dmth. Çdo gjë që promovohet sot do të ketë pasoja një ditë, si për të mirë, ashtu edhe për të keq.
Koha është dëshmitar i çdo gjëje dhe është gjykatësi më I mirë për cdo gjë. Prandaj një qëndrim i neveritshëm që praktikohet sot, mund të kthePër “babanë e inteligjencës së shumëfishtë”, dikush që shikon vetëm interesat e tij, asnjëherë nuk arrin përsosmëri dhe ky është një realitet që shphet si diçka shumë e shëmtuar në të ardhmen.
Ndoshta kur fatura arrinë, personi nuk do të jetë në gjendje të tregojë dhe kuptojë se ajo që po ndodhë është pasojë e një veprimi që është praktikuar kohë më parë. Megjithatë e vërteta është pikërisht kjo “Çdo gjë kthehet, qoftë e mirë, qoftë e keqe”./Unikportal
Zjarret vazhdojnë të përhapen në Los Anxhelos
Yjet botërorë përjetojnë ferrin mbi tokë/ Ja VIP-at që zjarr...
Lajçak takohet me nënsekretaren e përgjithshme të Kombeve të...
Spitali i Pejës dënon operatorët që nuk përmbushen me kohë k...
Mediat e huaja: Përgatituni për aventura të reja në destinac...
Tri opsione për sulmin – por njëri prej tyre është më lehtë ...