Ekspozuan prapanicën në tempull, arrestohen turistët amerikanë

00:08 | 30 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Dy burra amerikanë janë arrestuar në Tajlandë pasi kanë postuar një fotografi në Instagam duke ekspozuar të pasmet e tyre në një tempull budist.

Burrat, të cilët janë identifikuar si Joseph Dasilva, 38 vjeç dhe Travis Dasilva, 36 vjeç, kanë më shumë se 14 mijë ndjekës në Instagramin e tyre me emrin “udhëtimi i të pasmeve ( Traveling Butts), shkruan ABC Neës, transmeton portali arbresh.info

Llogaria e çiftit nga San Diego, mbante të publikuar imazhet e tyre me pantollonat e tërhequr poshtë. Fotografi të tilla janë bërë në disa vende të botës.

Zyrtarët e emigracionit kanë arrstuar të dy burrat në fjalë, të cilët janë martuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Don Mueang në Bangkok, dhe i akuzuan ata për akte të shëmtuara në publik.

Burrave u është kërkuar që të paguajnë rreth 150 dollarë secili, megjithatë përkundër pagesës ata janë mbajtur në paraburgim.

Në një komunikatë të lëshuar nga autoritetet tajlandeze për ABC Neës, thuhet se turistët mund të dënohen me burg, ndërsa akuza do të jetë për fyerje ndaj vendeve të shenjta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme