Google ADS

Ekspozimi në diell për orë të tëra është varësi, sikurse pirja e duhanit

21:02 | 31 Gusht 2018
Trina Galanxhi

Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit për orë të tëra është një lloj varësie e njejtë me pirjen e duhanit.

Shumë njerëz janë të varur nga ky lloj veprimi, ndërsa duan të qëndrojnë në diell për shkak të lodhjes nga puna, depresioni, apo ndonjë sëmundje tjetër, thekson Profesor Shery Pagota nga Universiteti i Masachutes, transmeton portali arbresh.info

Për një dekadë ai ka studiuar varësinë nga qëndrimi në diell.

Ai ka theksuar se gjatë studimeve ka arritur në përfundim se qëndrimi në diell është si puna e anoreksisë, pasi shumë njerëz pretendojnë se janë të deformuar, besojnë se duken më mirë nëse u errësohet lëkura.

Sipas tij, përkundër njohjes së pasojave të qëndrimit në diell, një e katërta e njerëzve nuk përdorin krem mbrojtës në lëkurë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme