Ekspozimi ndaj dritës së kaltër mund të ndihmojë në luftën kundër hipertensionit, sipas një studimi të kohëve të fundit.
Rezultatet e një hetimi mbi efektet e dritës së kaltër në presionin e lartë të gjakut u botuan kohët e fundit në Gazetën Europiane të Kardiologjisë.
Kohët e fundit, studiuesit nga Universiteti i Surrey në Mbretërinë e Bashkuar dhe Universiteti Heinrich Heine në Dusseldorf në Gjermani bashkuan forcat për të hetuar nëse drita me ngjyrë të kaltër, pa gjurmë vale ultravjollcë ka potencial për të lehtësuar tensionin e lartë.
Studimet e mëhershme treguan se drita blu e dukshme, në një distancë prej 420-453 nanometra në gjatësi vale, mund të nxisë prodhimin e oksidit nitrik, pa e dëmtuar ADN-në.
Hipertensioni është gjithashtu një faktor rreziku për gjendje më serioze, siç janë: sulmet në zemër, infarkti dhe sëmundja e veshkave. Për këto arsye, menaxhimi i presionit të gjakut në mënyrë efektive është një prioritet i lartë.
Edhe pse medikamentet kundër shtypjes së gjakut mund të jenë efektive, efektet anësore janë të zakonshme dhe përfshijnë kollë të vazhdueshme dhe marramendje.
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën