Nuk ka dyshim që një vështirësitë më të mëdha për ata që janë në diete është heqja e dhjamit të barkut.
Sipas dietologës, Cynthia Sass, gratë në pjesën më të madhe të botës vuajnë nga yndyrat në bark, shkruan portali arbresh.info
Në librin e saj të tillulluar “The diet of the zero belly”, ajo paraqet një dietë që u ka ndihmuar shumë grave për të arritur qëllimin e tyre mbi heqjen e dhjamit në bark.
Dieta që ofron Cynthia Sass është ndryshe nga dietat tjera, të cilat zakonisht përbëjnë një reduktim intensive në sasinë e kalorivë të konsumuara çdo ditë.
Sass paraqet dietën e saj e cila përbëhet nga dy faza dhe e tëra që duhet të bëni është që të ndiqni rregullat me kujdes.
Faza e parë zgjat katër javë:
Mëngjësi: 1 filxhan çaji jeshil, 1 tost, 1 lugë e vajit të ullirit ekstra të virgjër.
Drekë: 1 gotë uji të përzier me gjethe menta dhe limon, 1 pjatë sallatë me domate, lulelakër, domate, 1 lugë gjelle oriz ngjyrë kafe, 1 gotë fasule e zier, 1 biftek i hollë i pjekur në skarë dhe 3 lugë sallatë lakre jeshile.
Darka: 1 gotë të përzier me gjethe mente dhe limon, 1 karrotë, 1 pjatë gjoks pule dhe 5 bajame.
Faza e dytë poashtu ka katër javë dhe ka të bëjë me eliminimin e shprehive të ushqimeve të këqija.
Kjo fazë nuk është aq precizë sa i përket kalorive, gjë që është plotësisht e kuptueshme.
Faza e dytë zgjat katër javë:
Mëngjësi: 1 filxhan çaji jeshil, 2 tosta me të thekur mirë, 1 lugë gjelle paste me susam dhe 1 lugë çaji mjaltë.
Drekë: 1 pjatë sallatë me thjerrëza, domate dhe mollë jeshile, e përzier me vaj ulliri dhe arra të coptuara, 4 qepë të pjekura në furrë dhe 2 lugë me erëza quinoa.
Darka: 1 pjatë sallate me gjethe jeshile dhe me domate të vogla, 1 fileto peshku, 1 pjatë perimesh të ziera dhe 2 lugë makarona./arbresh.info/
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...