Sekreti i një marrëdhënie të shëndetshme mes prindërve dhe fëmijëve bazohet në dëgjim dhe dialog, shkruan Shoqata Amerikane e Psikologëve.
Ne të gjithë duam një lidhje më të fortë me fëmijët tanë, prandaj është shumë e rëndësishme të mësohet mënyra më e mirë për të komunikuar me ta, transmeton portali arbresh.info
Më poshtë mund të lexoni disa sjellje që duhet të shmangni kur flisni me fëmijët.
Para se gjithash, fëmijët e vegjël mund të kuptojnë vetëm një sasi të informacionit që jepni. Fjalët e gjata, bisedat rreth temave dhe fjalëve të komplikuara mund të jenë shumë për mendjen e një fëmijë. Hapi i parë për komunikim efektiv, në të cilën fëmija është në gjendje të kuptojë atë që po thoni, është që të mësojë në kohën e pausave që ju bëni gjatë të folurit. Jinni konciz dhe strategjik.
Qëndrimi i qetë në një situatë të acaruar është shumë i vështirë, por kjo ka rëndësi të madhe kur bëhet fjalë për edukimin e fëmijëve. Një studim që ka përfshirë më shumë se 900 familje, ka zbuluar se disiplina e fortë verbale nga ana e prindërve sjell ndikim negative te fëmijët. Prindërit me këtë sjellje mund të shkaktojnë te fëmijët dëm emocional dhe psikologjik. Këtu përfshihen britmat dhe fjalët fyese.
Ndonëherë mund të jetë shumë e thjeshtë të injorosh atë që thotë fëmija juaj, pasi mendja juaj është e përqendruar te punët tjera. Por, injorimi i fëmijëve dhe heshtja mund të krijojnë një humbje respekti, ndjeshmërie dhe mirësie. Nëse jeni shumë të zënë dhe nuk mund ta dëgjoni atë që thotë fëmija, tregohuni të qetë dhe thuani “tani nuk të dëgjoj, sepse jam e zënë me punë”.
Ju duhet të tregoni dashuri për fëmijën tuaj, prandaj edhe duhet të pranoni vlerën e emocioneve dhe mendimeve që kanë ata. Kur fëmija juaj tregon se është i/e frustruar ose të trishtuar, mos e injoroni atë. Mund t’i thoni që e kuptoni sjelljen e tij dhe ndjenjat e tij. Sa për mendimet e tyre, mos u tregoni të pasjellshëm. Nëse fëmija thotë nuk dua të shkoj në shkollë, përpiquni që të bëni pyetje dhe të kuptoni se cila është arsyeja.
Mos u bëhi si një polic para fëmijës, që vetëm t’i tregoni se kur duhet të vishet, kur duhet të haj, kur duhet të flej, por gjeni kohë edhe që të bisedoni me të. Me fëmijët duhet të bisedoni sikur me një të rritur, rreth interesave dhe preferencave të tij./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...