Mjeku Jeremy Fehrmann ka treguar së fundmi numrin e hapave që duhet të bëjmë në ditë.
Sipas tij 10.000 hapa në ditë ndihmojnë në humbjen e peshës për një kohë afatgjatë dhe më të qëndrueshme, zvogëlojnë indeksin e masës trupore (BMI) dhe ulin presionin e gjakut.Gjithsesi, mjeku thotë se kur i inkurajon pacientët e tij të shtojnë stërvitjen në rutinën e tyre, ai përqendrohet më shumë në aktivitetin fizik se sa në hapat e ndërmarrë.
“Për të rriturit 18-64 vjeç dhe më të vjetër, unë sugjeroj të paktën 10 minuta aktivitet, 3-4 herë në ditë, jashtë aktiviteteve normale ditore.Në shumicën e rasteve, pacientët nuk duhet të shqetësohen se po ndërmarrin më shumë hapa seç duhet, megjithëse grupmosha të caktuara kanë qëllime dhe nevoja të ndryshme. Për shembull, fëmijët kanë nevojë për më shumë aktivitet sesa të rriturit, duke marrë 60 minuta në ditë, me të paktën 30 minuta aktivitet intensiv, tre herë në javë. Edhe gratë shtatzëna kanë nevojë për stërvitje intensive, por të moderuar dhe të ndjekur nga një profesionist10.000 hapa mund të jenë një qëllim i mirë për të ndihmuar në humbjen e peshës, por kjo është e vështirë të parashikohet:“Humbja e peshës varet nga dieta dhe stërvitja. Nëse kaloritë që merrni janë të njëjta me ato që humbni pesha do të mbetet e njëjtë. Unë do të thoja se ndërmarrja e10.000 hapave në ditë kontribuon për mrekulli në humbjen e peshës, por ka edhe një sërë faktorësh të tjerë që ndihmojnë.”
Për njerëzit që kërkojnë të bëjnë një ndryshim në shëndetin e tyre të përgjithshëm, Fehrmann sugjeron:“Në mënyrë që të ndryshoni stilin e jetesës, provoni të regjistroheni në një palestër a klasë ushtrimesh, merrni një aplikacion fitnesi në telefon dhe gjeni një aktivitet që ju pëlqen ta bëni, sepse vetëm kështu do ta vazhdoni atë për një periudhë afatgjatë./lapsi/
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë