Një teatër i njohur në Torino do të eksperimentojë për herë të parë në nëntor një koncert pa celularë, një rregull i kërkuar nga disa spektatorë dhe i detyruar tashmë nga shumë njerëz të famshëm.
Kjo përvojë do të realizohet më 7 nëntor, në sallën e koncerteve dhe ekspozimeve “Hiroshima Mon Amour” të kryeqytetit piemontez, gjatë të cilës spektatorët do t’i lënë celularët e tyre në hyrje, për sa kohë që zgjat mbrëmja.
“Është shumë e thjeshtë, nëse hyn në koncert nuk duhet ta mbash me vete celularin, të bësh foto, të bësh chat dhe atë që sheh do të mund ta shpërndash vetëm duke e përjetuar dhe treguar.”, shpjegoi Fabrizio Gargarone, drejtori i teatrit.
Shumë artistë ndërkombëtarë kanë praktikuar sistemin “No phone” (pa celularë) në koncertet e tyre, midis të cilëve këngëtarja e famshme pop, Madonna dhe këngëtari e fitues i çmimit Nobel në letërsi, Bob Dilan.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...