Qëndrimi i tepërt para ekranit rrit rrezikun e obezitetit tek fëmijët, sipas një studimi të ekspertëve finlandez.
Sipas një artikulli të revistës” Scientific Reports”, studimi ka vënë në dukje se fëmijët që harxhojnë shumë kohë para ekranit, pa marrë parasysh sa aktivitete fizike janë duke bërë kanë mundësi të mëdha që të bëhen obezë.
Në kuadër të studimit në Finlandë janë krahasuar përqindjet për t’u bërë obezë tek mbi 10 000 fëmijëve të moshave nëntë deri 12 vjeç.
Në studim janë matur koha se sa qëndrojnë fëmijët para ekranit të televizionit dhe kompjuterit me veçoritë fizike si pesha, lartësia dhe perimetri i belit.
Gjetjet treguan se faktorët si mosha, gjinia, gjuha amtare, kohëzgjatja e gjumit dhe stërvitjet e bëra në kohë të lira nuk shkaktojnë ndryshime.
Ekspertët, prindërve u sugjeruan që të kufizojnë qëndrimin e fëmijëve të tyre para ekranit me nga 1 deri 2 orë.
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...