Të qenit i vetmuar dhe i izoluar nga shoqëria mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës apo sulmeve në tru.
Efekti që ka vetmia në zemrën e njeriut është e ngjashme me ankthin ose të pasurit një punë të vështirë, sugjerojnë ekspertët.
Hulumtuesit nga Universiteti i Nju-Jorkut, Universiteti i Liverpulit dhe Njukastelit, kanë marrë nën shqyrtim impaktin që ka vetmia në sëmundjet e zemrës.
Ata shqyrtuan 23 studime përkatëse, duke përfshirë më shumë se 181,000 të rritur, ku 4.628 prej tyre vuanin nga sëmundje koronare të zemrës. Pasi i analizuan të dhënat, zbuluan se vetmia dhe izolimi shoqërohen me një rritje prej 29% të rrezikut për sëmundje koronare dhe një rritje prej 32% për goditje në tru.
Studimi sugjeron se mjekët duhet të jenë të vetëdijshëm nëse pacientët e tyre janë të vetmuar ose jo, në mënyrë që ata të vlerësojnë nëse janë ose jo në rrezik. Studiuesit madje bëjnë thirrje për më shumë kërkime në përdorimin e teknologjisë për bashkëveprim, pasi ajo mund të rrisë ndërveprimin social dhe mund të kontribuojë në këtë aspekt.
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri