Martesa nuk është e mahnitshme vetëm se keni një partner të jetës dhe i keni punët më lehtë për financa, por është e mahnitshme edhe për faktin se mund t’jua shpëtojë jetën.
Një studim i ri nga Universiteti Duke, i publikuar në Journal of Surgical Research, ka zbuluar se meshkujt beqarë janë trefish më të prirë të vdesin brenda dy viteve pas një ndërhyrje kirurgjike sesa meshkujt të cilët janë të martuar.
Ata të cilët janë të shkurorëzuar janë dyfish më të prirë të vdesin, me një përqindje prej 76 më të lartë rreziku sesa meshkujt e martuar apo vejanët.
Për këtë konkludim, hulumtuesit kanë ekzaminuar 11,500 meshkuj të rritur të cilët u ishin nënshtruar ndërhyrjeve të ndryshme kirurgjike (në përjashtim ndërhyrjet kardiovaskulare). Nga të gjithë ata, 7.7 për qind e tyre kishin vdekur brenda dy viteve pas operacionit, ndërsa lidhja mes të qenit të martuar dhe të jetuarit edhe pas dy viteve ende nuk dihet saktë.
Veç kësaj, një lidhje e tillë nuk është gjetur te femrat, gjë e cila shërben si indikator se zonjat mund të vazhdojnë ta jetojnë jetën e tyre, në plot kuptimin e fjalës, edhe pa meshkuj.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...