Kontraceptivët hormonalë mund të sjellin si efekt anësor depresionin dhe sjellje me prirje vetëvrasëse.
Ky është lajmërimi i ri mbi informacionet ilustruese në kutinë e medikamentit, pas një rivlerësimi të bërë në Europë mbi sigurinë e tyre. Deklarata është bërë menjëherë edhe nga Agjencia Kombëtare Italiane Farmaceutike Aifa, shoqëruar edhe me letër porosi për të gjithë mjekët specialistë të sektorit.
Mungesë humori e theksuar apo depresion janë efektet anësore dhe të padëshiruara që janë vërejtur gjatë përdorimit të kontraceptivëve nga vajzat dhe gratë, të cilat i marrin për të evituar shtatzënitë e padëshiruara, apo edhe për shumë arsye të tjera, sipas rekomandimit të mjekut.
Depresioni mund të jetë një faktor mjaft i rëndë dhe shton mjaft rrezikun e lindjes së sjelljeve me tendencë vetëvrasëse. Kështu që institucionet bëjnë thirrje që pacientet duhet të informohen dhe të kontaktojnë me mjekun e tyre nëse vërejnë ndryshime humori apo simptoma depresive, edhe nëse dallohen pas nisjes së trajtimit.
Ky lajmërim, theksojnë autoritetet europiane, vlen për të gjithë kontraceptivët hormonalë që janë në treg, si pilula, unazë vaginale, spirale apo implante që vendosen nën lëkurë./ tvklan.al/
Kurti uron Krishtlindjet: Kujdesi dhe dashuria për tjetrin n...
Rusia nis një tjetër sulm në shkallë të gjerë ndaj infrastru...
Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kurbin
Fenerbahce e gatshme të paguajë shifrën dyshifrore për trans...
Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ...
Ngjarjet e ditës së sotme