Përtej asaj që kalon një njeri nga ana psikologjike, trupi gjithashtu pëson një ndryshim shumë të madh dhe këtë e kuptoni nëpërmjet shenjave të caktuara:
“Lufta ” është përgjigjja primitive dhe e lindur e trupit tonë që e përgatit atë në rast të një kërcënimi ose sulmi ndaj mbijetesës sonë. Ky reagim natyral jo vetëm që shkaktohet nga rrethanat fizike; ajo gjithashtu mund të shkaktohet nga trauma emocionale ose mendore. Kjo perceptohet si një stres dhe trupi nuk e dallon nëse stresi vjen në formën e një zemre të thyer ose një luani që e ndjek.
Pagjumësia: Duhet të fajësoni hormone për këtë. Shenjë dalluese e shqetësimit mendor është simptomat fizike të ndryshimeve që ndodhin në oraret e gjumit dhe oreksit.
Nevoja për ushqime jo të shëndetshëm: Një studim i vitit 2011 tregoi se kur jeni duke kaluar nëpër një ndarje dhe keni humbur dikë që dikur ishte pjesë e rëndësishme e jetës suaj, ato ndjenja do të regjistrohen si dëshira. Është interesante se pjesët e trurit që preken janë të njëjtat që stimulojnë dhe dëshirën për ushqime të caktuara.
Dobësimi I sistemit imunitar: Nga“thyerja” e zemrës trupi juaj reagon duke mbyllur disa pjesë të sistemit imunitar që ndihmojnë në luftimin e viruseve. Kështu jeni më të rrezikuar nga sëmundjet e ndryshme.
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...