Kjo shenjë ju paralajmëron që patjetër duhet ta fusni në frigorifer, apo lirisht mund ta hidhni poshtë!
Temperaturat verore tashmë me të madhe janë të pranishme, andaj ekspertët porosisin që buzëkuqët t’i ruani në temperatura të ulëta, transmeton Telegrafi.
Patjetër ju ka ndodhur që t’ju kujtohet ndonjë buzëkuq kaherë i harruar dhe dëshironi ta vini në buzë, mirëpo kur e hapni ju befason pamja e pakëndshme.
Në buzëkuqin tuaj, pasi që një kohë të gjatë nuk e keni hapur dhe nuk e keni përdorur është përplot pikëza të çuditshme të cilat i ngjajnë ujit.
Besoni apo jo, ekziston termini për atë dhe quhet djersitje e buzëkuqit (lipstick sweating) dhe duket mu kështu:
Në të vërtetë, disa buzëkuq përmbajnë vajra të cilat kanë dalë në sipërfaqe për shkak të temperaturave të larta.
Fatkeqësisht, kjo do të thotë që buzëkuqi ka ndryshuar cilësitë, prandaj vetvetiu edhe dukjen në buzët tuaja, mirëpo për fat të mirë nuk është i rrezikshëm për shëndetin.
Duke pasur parasysh që temperaturat verore tashmë me të madhe janë të pranishme, ekspertët rekomandojnë që buzëkuqët t’i ruani në temperatura të ulëta, ndërkaq frigoriferi është vendi ideal për ta.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...