Nuk është e lehtë të shëroheni nga tradhtia, por duke ndjekur hapat e mëposhtëm të sugjeruar nga ekspertët kjo mund të kalojë.
Gjëja e fundit që doni të bëni në një rast të tillë janë veprimet e nxituara. Mundohuni të merrni kohë për të menduar vetë dhe për të marrë vendimin e duhur në qetësi dhe jo në gjaknxehtësi.
Kjo mund të jetë një kohë e vështirë, prandaj bëni mirë të mbani afër miq që ju rrisin vetëvlerësimin dhe ju ndihmojnë të gjykoni situatën më ftohtë.
Tradhtia nuk do të thotë se dashuria midis jush ka mbaruar. Të paktën jo në të gjitha rastet. Prandaj më e mira është që të gjykoni ftohtë të gjitha të mirat dhe të këqijat e marrëdhënies tuaj, për të marrë një vendim nëse doni ta vazhdoni apo të hiqni dorë prej saj.
Dihet që në kohë të tilla tendencat janë që ju të mbylleni në vetvete, por komunikimi është çelësi i gjithçkaje. Të folurit për këtë çështje qoftë me miqtë apo qoftë me partnerin është hapi i parë drejt shërimit.
Nuk është faji juaj nëse partneri ka kërkuar diku tjetër për atë ngrohtësi që nuk e ka gjetur tek ju. Faji juaj është kur vini re një lloj distancimi dhe nuk hapni një bisedë në lidhje me këtë gjë, shkruan Anabel.
Është më se normale që të ndiheni sikur nuk jeni mjaftueshëm pas një ngjarjeje të tillë. Gjithashtu mund të filloni të dyshoni te vetja, por mos e bëni. Kujtojini vetes se çfarë ju bën ju të veçantë dhe çfarë është interesante në lidhje me ju.
Cilido të jetë vendimi juaj, respektojeni atë. Nëse vendosni ta falni ose të hiqni dorë, harroni çfarë ka ndodhur dhe filloni nga e para. Koha mund t’ju ndihmojë për të marrë një vendim.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës